Ballina Aktualitet Përfundojnë kërkimet për të mbijetuar në Turqi, ja bilanci i tërmetit të...

Përfundojnë kërkimet për të mbijetuar në Turqi, ja bilanci i tërmetit të fuqishëm

23

Kërkimet e ekipeve të emergjencave për të mbijetuar në Izmir të Turqisë janë mbyllur. Tërmeti tragjik i ditës së premte ka shkaktuar 116 viktima, 1035 të plagosur dhe 137 persona po trajtohen në spital.

Izmiri u godit nga një tërmet 6.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Egje. Nga tërmeti u prek edhe ishulli grek i Samoas, ku vdiqën dy adoleshentë.

Kreu i Menaxhimit të Emergjencave, Mehmet Gulluoglu ka thënë se operacionet e kërkim-shpëtimit në 17 ndërtesat e shembura kane përfunduar.

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i shpëtimit të vogëlushes 4 vjeçare Ayla, e cila u shpëtua shëndoshë e mirë pas 91 orësh nën rrënoja. Pak pas saj u nxorr edhe e ëma, fatkeqësisht e pajetë.

Tërmeti i të premtes është shoqëruar edhe nga 1700 paslëkundje, 45 prej të cilave kanë qenë më shumë se 4.0 ballë.