Ballina Aktualitet Përparim Kabo thirrje të fortë SPAK-ut: Rrethoni Gjirin e Lalzit dhe kodrat...

Përparim Kabo thirrje të fortë SPAK-ut: Rrethoni Gjirin e Lalzit dhe kodrat e Tiranës! Ja çfarë do të zbuloni!

12

Profesor Përparim Kabo shprehet se nëse SPAK do të japë shpresë dhe të krijojë besueshmëri tek shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar duhet të hetojë vilat në kodrat e Tiranës dhe të gjirit të Lalzit.

“Para dy ditësh u arrestuan disa komisioner në komisionet e zgjedhjeve, dakord, nuk jam kundra nëse kanë shkelur ligjin. Jo vetëm ata, por edhe të tjerë. Nëse do t’i biesh mbarë Shqipërisë, mund të dali që një pjesë e madhe e komisionerëve mund të kenë atë fat. Problemi është që arta komisionerë, janë gurë shahu që përdoren nga forcat politike, sepse ata se kanë bërë për vetën e tyre. Ata janë administratorë të procesit të votimit.

SPAK-u nëse nuk dëshiron të qëndrojë pak, duhet të rrethojë gjirin e Lalzit dhe të gjitha vilat që janë atje. Duhet të rrethojë kodrat e Tiranës dhe të gjitha vilat që janë atje. Dhe të hetojë, a janë ndërtuar ato me para të ligjshme apo të paligjshme. Nëse e bën këtë, jep shpresë, kurajo dhe besueshmëri shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”, tha Kabo për Top Talk.