Ballina Aktualitet “Po mbyllet përfundimisht plaga e…”! Kryeministri Rama prezanton projektet e rëndësishme

“Po mbyllet përfundimisht plaga e…”! Kryeministri Rama prezanton projektet e rëndësishme

27

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje të mrekullueshme. Rama ka qenë dje në Tamarën e mrekullive natyrore sikurse e quan ai, pastaj në Koplik ku më në fund po mbyllet plaga e mungesës së ujit.

Jo vetëm kaq po ka vizituar edhe bypass-in e Shkodrës i cili është një projekt tepër i domosdoshëm.

“MIRËMËNGJES

dhe me albumin e një dite të bukur nga Tamara fantastike e mrekullive natyrore ku po rritet turizmi e agropërpunimi, në Koplik ku po mbyllet përfundimisht plaga e mungesës së ujit të pijshëm, buzë Shkodrës ku po ngrihet bypassi i domosdoshëm, tek Altini i rrallë i Mrizit të Zanave ku vazhdon bashkimi i fermerëve, në Shën Kollin ku po rilind shkolla e re e fëmijëve të zonës, ju uroj një ditë të mirë si pamjet e njerëzve punëtorë që takova dje”, shkruan Rama.