Ballina Aktualitet Po përdoren si e.kzekutorë me pagesë! Artan Hoxha nxjerr detajet t.ronditëse: Janë...

Po përdoren si e.kzekutorë me pagesë! Artan Hoxha nxjerr detajet t.ronditëse: Janë të ftohtë, të pamëshirshëm dhe të

31

Teksa komentonte krijimin e strukturës së re policore, FAST, gazetari Artan Hoxha tha se përfshirja e ish-komandove është një hap pozitiv, pasi një pjesë e tyre mbeten të papunë kur kthehen nga misionet e NATO-s. Madje, shtoi Hoxha, këto komando janë përdorur edhe si e.kzekutorë për grupet e strukturuara k.riminale.

“Nuk kam dyshim për përgatitjen e këtyre djemve. Madje më vjen mirë që një pjesë e trupave tona paqeruajtese në Afganistan dhe Irak, që kanë qenë përballë një armiku real, po shfrytëzohen sepse janë harxhuar miliona lekë, ata janë makineri e luftës kundër k.rimit dhe po përdoren për rendin dhe sigurinë. Ndërkohë, kolegë të tyre vitet e fundit i kemi parë t’i përdorin grupet e strukturara k.riminale. Pra ne kemi komando të FA-së tashmë të lënë pa punë që janë kthyer në e.kzekturorët e grupeve kriminale, të cilët janë të ftohtë, të pamëshirshëm dhe të vështirë për t’u kapur”, theksoi Hoxha.