Ballina Aktualitet Po shkonte të hapte dyert e m.ortit për v.dekjen e burrit! Pse...

Po shkonte të hapte dyert e m.ortit për v.dekjen e burrit! Pse ndodhi dje t.ragjedi në aksin Elbasan-Peqin me katër jetë të humbura?!

29

Aksidenti mes tre makinash në aksin rrugor Elbasan-Papër, është kthyer në një tragjedi të rëndë për një familje nga Gramshi, ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, anëtarë të një familjeje, dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Teksa po udhëtonin drejt Gramshit për të hapur dyert e mortit të bashkëshortit, ka humbur jetën edhe gruaja së bashku me tre familjare që u përfshinë në një aksident zinxhirë.

Anëtarët e së njëjtës familje janë shuar në aksidentin e mesditës së djeshme. Viktimat mbetën Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lume Hoxha dhe një vajzë 25-vjeçare, Jonida Kotorri. Të katërta gratë i përkasin së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi, ndërsa kanë qenë në automjetin tip “Seat”, që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes. Ngjarja merr përmasa tragjike për faktin se familjarët që kanë humbur jetën në aksident ishin nisur drejt Gramshit për të përgatitur ceremoninë mortore, për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të Fatime Hoxhës. Pesë të aksidentuarit po udhëtonin nga Tirana drejt fshatit Shtëpanjë në Elbasan, ku do të zhvillohej ceremonia mortore e bashkëshortit të një prej viktimave që humbi jetën dje. Bëhet fjalë për bashkëshortin e 58-vjeçares, Fatime Hoxha, që kishte ndërruar jetë në spital në kryeqytet dhe bashkëshortja me të afërmit do përgatisnin ceremoninë e varrimit. Makina tip “Seat” drejtohej nga Gëzim Kotorri, i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu nga përplasja e fortë.

Shoferi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi, ndërsa shoferi i tretë është me inicialet E. R.. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, makina tip “Seat” ku ndodheshin viktimat, fillimisht ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar disa herë në rrugë për shkak të lagështisë dhe më pas është goditur nga makina tjetër, ndërsa pas saj një tjetër makinë është përfshirë në aksident. Makina “Seat” ka dalë jashtë rruge në afërsi të shinave të trenit, ndërsa ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e Policisë Rrugore që ka bërë të mundur evakuimin e tre grave që kanë mbetura të vdekura në vend dhe që mund ti shtypte edhe treni. Ndërkohë, 25 vjeçarja Jonida Kotorri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në këtë operacion u angazhuan 5 autoambulanca, policia dhe zjarrfikëset. Kanë qenë zjarrfikësit që kanë nxjerrë trupat e pajetë.

Bilanci, 143 persona humbën jetën në aksidente

Në tetë mujorin e këtij viti, numri i personave që humbën jetën në aksidentet rrugore ishte 143 me një rënie 4.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i aksidenteve të shkaktuar nga shoferët kanë pësuar rritje. Në muajin gusht 2019, aksidentet rrugore, në 81.6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Ndërsa gjatë tetë mujorit 2019, aksidentet rrugore, në 14.2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38.5%, krahasuar me një vit më parë. Në muajin gusht 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 22 persona nga 27 persona të vdekur në gusht 2018. Në muajin gusht 2019 numërohen 152 aksidente rrugore nga 180 aksidente të ndodhura në muajin gusht 2018, duke u ulur me 15.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tetë mujorin e 2019, numërohen 1.014 aksidente rrugore nga 1.147 aksidente të ndodhura në 8-mujorin e 2018, duke u ulur me 11.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin gusht 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 230 persona nga 268 që ishte një vit më parë duke u ulur me 14.2 %, shkruan ‘Monitor’. Numri i të aksidentuarve në tetë mujorin e vitit 2019, është 1.418 persona nga 1.547 persona, duke u ulur me 8.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 34,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshë janë ulur me 3.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Elvis MYRTA/Sot