Policia arreston disa tifozë kuqezi me pretekstin e mosrespektimit të distancës, TKZ thumbon: Të shkonin te dasma e Roshit! – Descript

17

Disa anëtarë të ‘Tifozëve Kuq e Zi’ janë ndaluar mbrëmjen e djeshme nga forcat e rendit pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Lituani, çka është reklamuar nga vetë grupimi tifozerik në mbështetje të kombëtares.

Kjo pasi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ata janë shfaqur pranë “Air Albania Stadium”, ku kanë hasur në forcat e rendit.

Dy prej anëtarëve janë ndalur nga policia dhe janë shoqëruar për në komisariat.

E për këtë arsye, TKZ pak pas mesnate ka dalë me një reagim, përmes të cilit thumbojnë Policinë dhe Odise Roshin në njëfarë mënyre.

“Pas ndeshjes, disa prej anëtarëve tanë u arrestuan në afërsi të stadiumit ‘Air Albania’. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemve, të cilët u arrestuan për shkak se vajtën te stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbjeje katastrofë. Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim. Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social, atëherë të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit. Ndoshta sot s’do ishte nevoja të shkonim aty fare”, shkruajnë TKZ.

The post Policia arreston disa tifozë kuqezi me pretekstin e mosrespektimit të distancës, TKZ thumbon: Të shkonin te dasma e Roshit! appeared first on Descript.