Ballina Aktualitet “Politika e vjetër, i mbylli derën shqiptarëve e SHBA”! Reagon Rudina Hajdari...

“Politika e vjetër, i mbylli derën shqiptarëve e SHBA”! Reagon Rudina Hajdari me tone të forta: Sa herë dështojnë kë

52

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit politik, i cili mbylli edhe sot punimet 4 orëshe pa një marrëveshje për reformën zgjedhore, deputetja e opozitës në parlament, Rudina Hajdari u shpreh se nuk do të dorëzohen në kërkesën e tyre për ndryshimin e sistemit.

Duke komentuar ndërmjetësimin e ambasadës amerikane në këto bisedime, Hajdari tha se ata ishin aty për t’I dhënë bekimin e shqiptarëve reformës, por akuzoi dy partitë e mëdha se për interesa të tyre dështuar në arritjen e një kompromisi.

“Dua të falenderoj ambasadën Amerikane që u ngujua sot në këtë ndërtesë dhe nuk ndali deri në momentin e fundit për t ‘i dhënë zgjidhje reformës. Edhe këtë radhë partitë politike dështuan sepse interesat e tyre janë kaq të ngushta dhe nuk duan t’ja dinë për shqiptarët. Pse mendoni ju se vjen ambasada këtu vetëm se duan interesin e shqiptarëve dhe këta sot ia mbyllën derën i thanë se nuk janë gati për marrëveshje. U tërhoqën në momentin e fundit, se pse koha do t’i tregojë të gjitha. Kjo reforme zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptare, por sot nuk e ka.

Këta shohin veten e tyre, kryetarët e partive, bizneset e tyre. Përfaqësuesit e ambasadës u takuan me Bylykbashin, Gjiknurin, me mua e më pas të katërt, ndërsa Petriti shkoi bëri një xhiro aty. Ata ishin të investuar që sot të kishin një zgjidhje. Edhe dje ambasada e SHBA ishte këtu bashkë me delegacionin europian. Hallin e kanë te vetja e vet. Ambasada do që kjo reformë të ketë bekimin e shqiptarëve. Ne do vazhdojmë, ndaj të dashur qytetarë duhet ndryshim i sistemit zgjedhor. Nëse nuk hapim listat këtu do ngelemi. Këta duan vetëm të ndreqin partitë e tyre. Sot pamë që nuk kanë as marrëveshje, nuk duan mbështetjen e ambasadës. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit.

Sot dështuan dy partitë politike, politika e vjetër shqiptare, këta dështuan. Shqiptarët janë në krah të ambasadës, në krah të ndryshimit të sistemit. Ne sot demaskuan fytyrën e këtyre njerëzve. Sa herë dështojnë këta fitojmë ne.” u shpreh Hajdari.