Ballina Aktualitet Politika në zi/ COVID-19 i merr jetën ish-kandidatit demokrat për deputet

Politika në zi/ COVID-19 i merr jetën ish-kandidatit demokrat për deputet

14

Profesori i njohur dhe ish-kandidati për deputet për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Milaim Berisha ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga shkolla “Ahmet Gashi” në Prishtinë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen. Megjithatë nuk dihet nëse Berisha vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të shkollës sonë! Me pikëllim të thellë iu njoftojmë se si pasojë e virusit COVID-19 u nda nga jeta mësimdhënësi i shkollës sonë prof. Milaim Berisha.

Prof. Milaim Berisha ka qenë modeli më i mirë i mësimdhënësit shembullor. Ai dha një kontribut mjaft të vyer në arsim e sidomos në gjimnazin tonë.

Gjimnazi”Ahmet Gashi” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha”, shkruhet në njoftimin e publikuar.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 797 persona ndërsa janë infektuar të 27.851 të tjerë.