Ballina Aktualitet ‘Politikanët ua kritikojnë punën mes birrave duke parë ndeshjet skoceze’, Veliaj ironizon...

‘Politikanët ua kritikojnë punën mes birrave duke parë ndeshjet skoceze’, Veliaj ironizon keq Metën

17

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar 60 zjarrfikësit të cilët luftuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Priskës, në një terren tejet të vështirë.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thekson se teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës shmangën një rrezik për banorët.

“Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”, shkruan Veliaj.