Ballina Bota Pozitivë partnerja dhe dy fëmijët, Silvio Berlusconi infektohet me COVID-19 pas pushimeve...

Pozitivë partnerja dhe dy fëmijët, Silvio Berlusconi infektohet me COVID-19 pas pushimeve me familjen

25

Ditën e djeshme mediat italiane raportuan se Silvio Berlusconi është infektuar me koronavirus. Ish-kryeministri italian është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka vetëm simptoma të lehta të virusit.

Sot ai ka folur për mediat italiane nga shtëpia e tij, ku po qëndron i izoluar që prej ditës së djeshme. Ai tha se është mirë dhe po vijon të punojë nga shtëpia dhe se do të marr pjesë në të gjitha fushatat elektorale.

‘Më ndodhi edhe kjo, por fatmirësisht nuk kam me temperaturë as dhimbje trupi. Fatkeqësisht jam dhe unë viktimë e COVID-19 edhe pse asnjëherë nuk e kam nënvlerësuar. Koronavirusi është një sëmundje tinëzare”-tha Silvio Berlusconi.

Po ashtu edhe dy nga pesë fëmijët e tij janë gjithashtu pozitivë me COVID-19. Ata janë Luigi dhe Barbara Berlusconi, 36 dhe 31 vjeç, të cilët mendohet se ia kanë ngjitur virusin të atit të tyre pas pushimeve të kaluara së bashku në Sardenja. Gjithashtu edhe partnerja e tij, 30 vjeçe Marta Fascina ka rezultuar politive më COVID-19.