Prag-ndeshja me Bjellorusinë / Kuqezinjtë në ankth, priten përgjigjet e tamponëve – Descript

22

Shqipëria do të përballet nesër me Bjellorusinë, në ndeshjen e parë të Nations League, ndërkohë që futbollistët dhe stafi teknik janë testuar një ditë më parë për Covid-19.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit presin ditën e sotme përgjigjet dhe shpresohet që të mos ketë futbollistë apo pjesëtarë të stafit të infektuar, në mënyrë që ekipi nën urdhrat e trajnerit Edi Reja të jetë i plotë.

Ndërkohë, paraditen e sotme futbollistët do të kryejnë seancën e radhës stërvitore, kurse prej orës 16:00 do të fluturojnë drejt kryeqytetit të Bjellorusisë, në Minsk.

The post Prag-ndeshja me Bjellorusinë / Kuqezinjtë në ankth, priten përgjigjet e tamponëve appeared first on Descript.