Ballina Aktualitet Premtimet e mbajtura të Angela Merkelit në Tiranë dhe refuzimi epik për...

Premtimet e mbajtura të Angela Merkelit në Tiranë dhe refuzimi epik për të takuar Ilir Metën

27

Pesë vjet më parë, më 8 gusht të vitit 2015, Angela Merkel vizitoi Tiranën, në turin më të rëndësishëm politik të kreut të vendit më të madh të Europës të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Një vizitë, ku Merkel i kërkoi Edi Ramës si kryetar i mazhorancës të distancohet nga të korruptuarit dhe të reformojë drejtësinë.

Por ajo që ka mbetur në mend nga ajo vizitë e rëndësishme e vitit 2015 është refuzimi i kancelares gjermane për të takuar Ilir Metën, atëherë kryetar i Kuvendit dhe kreu i mazhorancës.
Po le ti shohim me detaje premtimet që bëri në Tiranë dhe a i mbajti ato.

Premtimi 1. Nuk japim azil por kërkojmë punonjës të kualifikuar dhe Shqipëria do të jetë një vend potencial në tërheqjen e kësaj force punëtore.

Gjermania e ka mbajur këtë premtim pasi ka tërhequr një numër të konsiderueshëm mjekësh, infermierësh, por edhe disa profesione të tjera, të cilat nëpërmjet agjencive të licensuara të punësimit kanë shkuar në mënyrë të rregullt. Këta shqiptarë po përjetojnë suksesin e një emigrimi me dinjitet dhe të organizuar, duke u kthyer kështu në një potencial financiar që ndihmon edhe ekonominë shqiptare përmes reminitancave.

Premtimi 2. Nëse bëni reformën në drejtësi, do të themi “PO” për hapjen e negociatave në BE
Premtimi gjerman u mbaj plotësisht.

Premtimi 3. Ne do të mbështesim projektin e koridorit Adriatiko Jonian, pra Autostradën Shkodër-Sarandë, e cila lidhet në Jug me Greqinë dhe Veri me Malin e Zi.
Kjo është pjesa që ende është në shqyrtim dhe gjithçka është shtyrë për faj të qeverisë shqiptare që nuk ka bërë projektet e duhura.

Premtimi 4. Duhet të keni marrëdhënie të mira në rajon që të merrni mbështetjen tonë.
Ky ka qenë një lejtmotiv gjerman që u pa qartë sidomos gjatë tentativës së Gruevskit në Maqedoni, por edhe lojës së Thaçit me miratimin e një marrëveshje me Serbinë pa izmën e Berlinit.

Ndërkaq, fare pranë Rinasit është ndërtuar një mini-qytet gjerman që ofron shërbime për biznesin e bashkëqytetarëve të tyre në Shqipëri. Një model i përhapur kudo në Europë e botë. Tirana Biznes Park do të ofrojë hoteleri, zyra, facilitete logjistike, avokati, ushqim etj, etj për komunitetin e biznesit gjerman sipas standardit të tyre. i cili deri tani nuk e ka justifikuar investimin./Pamfleti