Ballina Aktualitet Presidenciale në SHBA, Yuri Kim bisedë për zgjedhje të lira e demokratike

Presidenciale në SHBA, Yuri Kim bisedë për zgjedhje të lira e demokratike

21

Ndërkohë që në SHBA po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar diskutimet e rëndësishme që ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme ambasadorja Yuri Kim.

Ambasada njofton se Kim ka zhvilluar një diskutim virtual mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara me pjesëmarrjen e udhëheqësve, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe aktivistëve të forumeve rinore politike nga Shqipëria.

Në fokus të kësaj bisede ka qenë rëndësia për zgjedhje të lira e demokratike, por edhe për të qenë të informuar.

“Ambasadorja Yuri Kim mbajti një diskutim virtual mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara mbrëmjen e djeshme me pjesmarrjen e udhëheqësve, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe aktivistëve të forumeve rinore politike nga Shqipëria.

Grupi diskutoi rolin e rëndësishëm që zgjedhjet e lira dhe të drejta luajnë në një demokraci dhe Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që kanë të qenurit i informuar dhe pjesmarrja në proceset demokratike.”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.