Ballina Aktualitet Prindërit humbën jetën në aksident, 4 vajzat e familjes Karazajmi me shtëpi...

Prindërit humbën jetën në aksident, 4 vajzat e familjes Karazajmi me shtëpi të re në Tiranë

35

4 vajzat e familjes Karazajmi kanë një shtëpi të re në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka sipas së cilës nuk ka emocion më të bukur sesa të qënit bashkë për të ndihmuar.

“Prej ditës së djeshme, 4 vajzat e familjes Karazajmi janë banoret më të reja të Tiranës. Me mbështetjen e qindra qytetarëve, të cilët iu bashkuan nismës së “Fundjava Ndryshe” ato kanë tashmë një shtëpi të re, shumë pranë shkollës së tyre”, shprehet ajo.

Po ashtu, Xhaçka shton se “Nuk ka emocion më të bukur sesa të qenit bashkë në ndihmë të 4 vajzave, prindërit e të cilave humbën jetën pak muaj më parë, si pasojë e një aksidenti.

“Faleminderit gjithkujt prej jush për solidaritetin dhe mbështetjen!”, shprehet ajo./ATA