Ballina Aktualitet Priten dëshmi tronditëse: Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?!

Priten dëshmi tronditëse: Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?!

22

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në pothuajse çdo dalje të tij mediatike, kryefjalë të tij ka të ashtuquajturit “oligarkë”. Megjithëse ata në Shqipëri nuk ekzistojnë, por quhen biznesmenë të mëdhenj. Se është tjetër të jesh oligark dhe tjetër biznesmen.

Por, faktet kanë treguar se Lulzim Basha është pikërisht personi i cili ditën i sulmon, ndërsa natën “fle” me oligarkët.

Tre fiksimet e Luli Bashës/ Nga blerës likesh në vizash dhe vilash

Lulzim Basha kohë më parë, sulmoi në mënyrë të përsëritur biznesmenin Agron Papuli. Më pas ra heshtje, dhe ai u harrua. Dhe fare “rastësisht”
Lulzim Basha në tetor 2019, u zhvendos në vilat e oligarkut Papuli, në rezidencën “Long Hill” në Tiranë. Dhe këtë e justifikoi me pretendimin se apartamenti i tij pranë stadiumit “Qemal Stafa” kishte pësuar dëmtime pas tërmetit të shtatorit 2019.

Në fakt nga Bashkia e Tiranës thuhet se nuk ka pasur asnjë raportim për dëmtime të apartamentit në fjalë, dhe tani që gati po bëhet një vit, Basha vijon të jetojë i qetë në vilat luksoze në Long Hill, ku sigurisht të pandarë ka dhe kunatin e tij.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu sulmet e vazhdueshme ndaj Shefqet Kastratit. Akuzat në lidhje me koncesionin Kastrati-Salillari, të Rrugës së Kombit.

Basha betohet e stërbetohej se nuk do të lejonte vendosjen e traut. Por, i tradhëtoi djemtë kuksianë, të cilët përfunduan burgjeve dhe nuk tha asnjë fjalë ditën që u vendos trau.

Por, sërish kemi një tjetër “rastësi me Lulzim Bashën. Kunati mori zyrat te koncesionari i Rrugës së Kombit, gjë që në fakt tregon edhe pse heshti Basha.

Shkojmë më tej tek një tjetër biznesmen, të cilit Basha ka frikë tia përmendë as emrin

CNA.al, ka raportuar më parë se në resortin luksoz “Valamar” të Samir Manes në Gjirin e Lalzit, është parë të zbarkojë dhe qëndrojë në një vilë luksoze Lulzim Basha.

Po ashtu, CNA.al ka publikuar me fakte dhe detaje, faturat me emrat konkretë, se kush janë personat kryesorë të cilët kryejnë punime dhe iu priten fatura nga Landmark Communitacion, kompania e kunatit, për ta kuptuar lidhjen e Lulzim Bashës me “oligarkët”, nëpërmjet familjarëve të tij.
Dëshmitë tronditëse, kur do të flasin këta biznesmenë?

Faktet që përmendëm më sipër të çojnë në dyshime të forta, se Lulzim Basha është një gjobaxhi ndaj biznesit. Por, tani lind pyetja a do të flasin biznesmenët, të cilëve iu ka bërë presion?

Në fakt po t’i pyesnim këta një e nga një do të kishin shumë për të na treguar për Lulzim Bashën.

Nëse do të pyesnim Agron Papulin, do të na tregonte si e sulmoi Lulzim Basha, dhe si e përdori foltoren e PD-së për të bërë Pazar, që më pas të marrë dy vila, një për vete dhe një për kunatin. Se nuk mund të ndodhë që të mos ketë dhe kunati.

Protesta e Rrugës së Kombit ishte kryengritje kundër oligarkisë

Pastaj po të pyesësh çunat e Kukësit, do të flasin për oligarkët që morën me koncesion Rrugën e Kombit. Do të na tregonin sesi u lanë në baltë dhe u tradhëtuan nga Luli.

A do të na tregonte Salillari dhe Shefqet Kastrati, për Lulzim Bashën? Thjeshtë dhe vetëm që paguan tek kunati?

Dhe çfarë ndodhi? Pas historisë me Rrugën e Kombit, kunati mori 2 mijë metër katëror zyra tek Sheratoni.

Kush nuk e di po i tregojmë dhe këtë dokumentin.

Po të pyesnim Samir Manen, ç’do të na tregonte? Apo nënkontraktorët e tij çfarë do na thonin për dy vilat në “Valamar”, tek Gjiri i Lalzit?

Por, deri tani janë vetëm tre nga këta që janë biznesmenë të pasur, që Luli i quan oligarkë, nga të cilët Luli ka përfituar vila dhe ambiente të mëdha biznesi për familjarët e tij.

Kaq, është pak, ose shumë pak, se veç këtyre tre personave që përmendëm, sa biznesmenë kanë kaluar në radhët e kunatit. Lista e Lulit është shumë e gjatë me biznesmenë dhe kompani, që jo vetëm sulmohen nga foltorja e PD-së, duke e përdorur këtë të fundit si marionetë për të vënë gjoba. Pa shkuar më tej tek faturat që pret kunati për bizneset me kompaninë e hapur në vitet e fundit, që është kthyer në një nga kryesoret në vend, thjeshtë dhe vetëm duke përdorur logon e PD-së, të cilën Lulzim Basha e ka kthyer në Republikë të re.

Lulzim Basha është kthyer në “turpin” e demokratëve, pasi kreu i partisë që solli pluralizmin në Shqipëri, ai që pretendohet të mbrojë biznesin dhe sipërmarjen e lirë, sot në fakt është një gjobaxhi i biznesit.

Është e turpshme, sesi një kryetar opozite të përdorë partinë për interesa klienteliste, personale dhe familjare./ CNA.al