Ballina Aktualitet Priten zhvillime të reja: BE zbulon se çfarë do të ndodhë me...

Priten zhvillime të reja: BE zbulon se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë në shtator!

20

Teksa Shqipëria pret tryezën e pare ndërqeveritare Shqipëri-BE, Brukseli i rikthehet bisedimeve teknike mbi kuadrin rregullator të negociatave me Shqipërinë. Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Maja Koçijançiç i konfirmoi A2 se si për Tiranën dhe Shkupin, shtatori shënon rikthimin e diskutimeve, për të marrë më pas dakordësinë e vendeve anëtare.

“Diskutimet për kuadrin rregullator të negociatave si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian kanë nisur para verës dhe do të vazhdojnë në vjeshtë, me qëllim miratimin e tyre nga vendet anëtare”, u shpreh Koçijançiç.

Nga ana tjetër, Grupi i Punës së Këshillit Europian do të diskutojë gjatë shtatorit në nivel teknik kuadrot negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një datë për tryezën e parë ndërqeveritare.