Ballina Aktualitet Prokuroria e Tiranës kërkon mos kompetencën për dosjen e Izet Haxhisë

Prokuroria e Tiranës kërkon mos kompetencën për dosjen e Izet Haxhisë

30

Prokuroria ka kërkuar shpalljen e moskomptencës për dosjen e Izet Haxhisë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se prokuroria ka kërkuar që dosja e Izet Haxhisë t’i kalohet Gjykatës së Krimeve të Rënda me argumentin se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet Haxhia është tashmë në kompetencën e Krimeve të Rënda.

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë është shtyrë në datë 20 shtator , pasi avokatët të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë.

Avokati i Izet Haxhisë u shpreh ditën e djeshme se nuk do pranojnë gjyqtarë pa Vetting në procesin e tyre dhe akuzon se prova e vetme e pavërtetë që mban Haxhinë në burg është kallëzimi që ka bërë ish presidenti Berisha në ambasadën e SHBA-ve në vitin 1998.

Izet Haxhia, i cili nuk ka pranuar asnjëherë të jetë vrasësi i Azem Hajdarit, kërkon nga gjykata të hetohet në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin me pretendimin se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik me prova e fakte të manipuluara..

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.