Ballina Aktualitet Puthje e përqafime në pandemi! Monika takon kalamajt e LRI: Policia si...

Puthje e përqafime në pandemi! Monika takon kalamajt e LRI: Policia si gjithmonë lejon talljet e saj me ligjin…pa maska

28

Mes puthjeve dhe përqafimeve, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me të rinjtë e LRI, ku dhe ka shpërndarë edhe disa karta anëtarësi. Në fjalën e saj kryemadhi ka sulmuar qeverinë, teksa thotë se me 25 prill do t’i jepet përgjigja e merituar kësaj qeveri.

Ajo që vihet re, si edhe në takimet e tjera, Kryemadhi nuk ka mbajtur maskë. “S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz”, tha mes të tjerave.

“Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin në Shqipëri? Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet. A ka zgjidhje kjo situatë?

LSI është partia e të rinjve, iu ka dhënë dorën të rinjve, që janë sot krenaria e kësaj partie dhe fuqia e saj. S’i përdorim të rinjtë si dekor, të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, do të thotë të kesh vizion. Sot këtu nga korpusi i Universitetit të Tiranës, në sheshin Nënë Tereza, ku me bekimin e saj, të urojë të rinjtë, familjet tuaja, që të ndriçojë mendjen dhe zemrat, që të ndërtoni familjet në Shqipëri.

LSI do të jetë foltorja juaj për të marrë vendimet tuaja. Me djem dhe vajza si ju që ëndërrojnë të jenë europiane në vlera dhe standard jetese, në cilësinë e mënyrës së jetesës, për të krijuar më shumë. Europa nuk është kulla që zaptohen dhe pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri.

Por është arsim cilësor, shëndet dhe kujdes i politikës për qytetarët e saj. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur. S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz.”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka shpërndarë edhe karta të anëtarësisë, ku një prej të rinjve iu drejtua kryebashkiakut Erion Veliaj. “E ftoj lali zdromsin të bëhet pjesë e LRI që të realizojë ëndrrat e tij”, tha i riu, teksa Kryemadhi iu përgjigj “Bravo, e ke qarë”. Shqiptarja.com