Qeveria nuk reagon, klubet e Superligës bojkotojnë kampionatin deri në plotësim të kërkesave – Descript

23

Liga profesioniste e futbollit do të bojkotoj sezonin e ri që është caktuar të nisë më 12 shtator. Paralajmërimi u bë disa javë më parë, ku publikisht është kërkuar nga qeveria plotësimi I disa kërkesave, kryesisht ekonomike.

Me anë të një njoftimi për mediat, Liga Profesioniste rithekson edhe një here katër kushtet që kërkojnë ti plotësohen:

  1. Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
    a. Të ulet TVSH në masën 6%.
    b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
  2. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
    d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.
    2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.
    3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.
    4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

Takimi i presidentëve të klubeve të Superligës është zhvilluar në Minsk.

The post Qeveria nuk reagon, klubet e Superligës bojkotojnë kampionatin deri në plotësim të kërkesave appeared first on Descript.