Ballina Aktualitet Qoka në përmasat e një skandali të Universitetit të Sporteve: Titulli absurd...

Qoka në përmasat e një skandali të Universitetit të Sporteve: Titulli absurd “Honoris Causa” për Armando Dukën

17

Universiteti i Sporteve në Tiranë ka kryer një qokë në përmasat e një skandali këtë të hënë.

Ky Universitet i ka akorduar në mënyrë absurde titullin “Doctor Honoris Causa”, presidentit të FSHF-së Armando Duka, me motivacionin “Për kontributin e çmuar në promovimin e modeleve dhe praktikave në të mira në fushën e sportit dhe në veçanti të futbollit në Shqipëri”.

Nuk dihet se çfarë kontributi ka dhënë Armando Duka për “provimin e modeleve dhe praktikave në të mira në fushën e sportit dhe në veçanti të futbollit në Shqipëri”, siç cilësohet në atë motivacion, pasi aktualisht futbolli shqiptar është në një krizë të rëndë, ku futbolli nisi me 1 muaj vonesë për shkak të një krizë të krijuar pikërisht prej Armando Dukës, i cili pasi ka lejuar abuzimet financiare të shumë klubeve në Shqipëri, kërkon që të borxhet e akumuluara të falen nga ana e qeverisë, duke shpikuar një ligj.

Për të merituar titullin “Doctor Honoris Causa”, duhet së paku siç e ka sqaruar qartë profesori Përparim Kabo, do të thotë të ndërtosh një studim duke sjelle një materie shkencore që nuk ka ekzistuar më pare. Pra të kesh një tezë tenden, apo një qasje krejt origjinale dhe të kesh punuar për të dhe të kesh kontribute që njihen dhe çertifikohen nga institucione të linjës shkencore dhe akademike.

Kur “Doctor Honoris Causa” të jepet nga një institucion i arsimit të lart, pra një Universitet edhe në këtë rast procedurat jane strikte. Senati akademik duhet të shqyrtoje tezen tënde dhe të ndërtoje oponencen shkencore si dhe ta votoje atë, pastaj të marri vendimin dhe me tej t’ia propozojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku është titullari që vendos.

Dhe këtë gjë Armando Duka jo vetëm që nuk e ka kryer, po as nuk e di që mund të jetë ky si kusht për të merituar këtë titull.

Ajo që e bën akoma më shumë të turpshme dhe skandaloze dhënien e këtij titulli është kur Rektori i Universitetit të Tiranës, z.Agron Kasa gjatë fjalës së tij ka vlerësuar presidentin Duka për punën e çmuar që ka bërë për zhvillimin e sportit shqiptar, kryesisht në fushën e futbollit.

Armando Duka po bën 20 vite që ndodhet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe në këto 20 vite ky Insitucion dhe ai si individ janë përfolur më shumë për skandale dhe abuzime, se sa për promovimin dhe kontributin në sport.

Futbolli shqiptar ka një njollë të rëndë ku jemi të ndëshkuar nga të gjitha Instancat e gjyqsoreve sportive si një kampionat që ka në përbërje një ekip që ka trukuar ndeshje futbolli.

Dhe pjesë e atij ekipi si sponsor është vetë kreu i FSHF-së, Armando Duka.

Për të mos përmendur mënyrat e turpshme dhe jo ligjore se si është zgjedhur president gjatë gjithë këtyre 20 viteve, abuzimet me fondet, pasurirat e krijuara përmes FSHF-së, etj.

Nëse ka kryer një studim për këto, atëherë po e meriton dhe nuk ia kalon askush për atë titull që i kanë akorduar. (TemA)