Ballina Aktualitet “QSUT më parë ishte pazar, bliheshin patate e të brendshme grash”, kryeministri...

“QSUT më parë ishte pazar, bliheshin patate e të brendshme grash”, kryeministri Rama iu përgjigjet ashpër akuzave të o

21

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e rindërtimit të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, e cila e akuzon për fasada dhe luks.

“Sot faktikisht ne kemi jo thjesht një godinë të re fizike. Bëhet fjalë për një investim ku faktikisht nëse numri total i analizave që kryente laboratori i trashëguar nga komunizimi ishte deri në 300, sot është të paktën dyfishi, jo vetëm në numër por edhe cilësisht. Analiza të përputhura me standarde europiane”,- tha Rama.

Sipas kryeministrit, kjo agjensi sot hyn në një epokë të re, ndryshe nga ajo e dekadave të tjera, ku siç tha vetë QSUT-ja ishte kthyer në treg ku shiteshin nga zarzavatet deri tek të brendshmet e grave.

“Dy fjalë kam për të gjithë ata që më të drejtë duan më shumë, duan më shpejt dhe bëjnë pyetjen po mirë po pse u deshën 7 vjet? Ndërhyrja reformuese u desh të prekë një realitet të deformuar në dekada dhe të infektuar plotësisht. Natyrisht nëse këto gjëra do bëheshin më parë, sot do flisnim për gjëra të tjera. Nuk është kusuri ynë humbja e 30 viteve kohë. Faktikisht ne sot jo sot por prej disa vitesh kemi ulur me 30% cmimin e barnave.

Po punojmë për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme, rritje pagash për mjekë, infermierë e laburantë. Sot po punojnë me kushte.

Kurimi është një proces që kërkon recetat e duhura, po fatmirësisht ne i kemi dhe kurimi do funksionojë. Mos harroni që në hyrje të QSUT ishte një nga pazaret më të mëdha të Tiranës për patate e të brendshme grash ishte adresa më e sigurt, ku në spital? Pazar, po, po për zarzavate e lodra fëmijësh si ai pazari ishte edhe sistemi i ilaceve, pazar dhe kap çfarë të kapësh”,- u shpreh Rama.