Ballina Aktualitet Qytetarët të irrituar me PS, i kërkojnë llogari Ballës se përse Berisha...

Qytetarët të irrituar me PS, i kërkojnë llogari Ballës se përse Berisha nuk është arrestuar për Gërdecin dhe 21 Janari

17

Një ndër premtimet kryesore të Partisë Socialiste gjatë kohës që ishte në opozitë, ishte se do të dërgonte pas hekurave ata që shkaktuan Gërdecin dhe 21 Janarin.

Sa herë ka përvjetor për këto dy ngjarje vijon të përsëritet e njëjta gjë. PS është në fund të mandatit të dytë dhe sot ata që u akuzuan si përgjegjës janë të gjithë të lirë, me pasuri miliona euroshe dhe nuk tremben aspak nga drejtësia.

Dje kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ka kërkuar hetime ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, pasi gjykata amerikane rrëzoi pretendimet e tij mbi Gërdecin.

Por ka pasur shumë komente në profilin e tij në Facebook, ku qytetarë duken të zhgënjyer. Sipas tyre sot Berisha duhej të ishte në qeli. “Taulant drejtësia duhet të kishte mbaruar tani. Po i humbni shpresat fare këtë duhet ta kuptoni ju e jo të shkruajmë nëpër komente. Saliu duhet të ishte brenda tani. Po ju më ngjani se jeni të laparosur të gjithë me një kazan.

Këtë thuaji popullit dhe mos u lodhni kot që ta dimë mirë se qeveria gjersa ikën gruri në Itali e shqiptarët ngrohen me gaz, ok”, shprehet një qytetar.

Ndërsa një tjetër ka deklaruar: “Lëreni drejtësinë amerikane, ajo funksionon për llogaritë e veta. Drejtësia shqiptare ku është? U mbeti goja SPAK, SPAK, SPAK! S-ë PAK-u të luajë nga vendi i uruari…”.

Një tjetër qytetar i ka kujtuar 21 Janarin. Sipas tij, PS tregoi se është gënjeshtare. “Taulant ç’më duhet mua vendimi i gjykatës amerikane, kur ju personalisht ishit prezent në 21 janar dhe kur u vranë 4 veta dhe keni 7 vjet në pushtet dhe gjaku i tyre thërret akoma për drejtësi.

Ju premtuat drejtësi, por nuk e bëtë kurrë. Ju jeni gënjeshtar ata vrasës. Populli është ngopur me gënjeshtra. Ai vrau, e të vrarët nuk shohin gjë. Ju gënjeni dhe gënjeshtra të vret përditë”, tha ai.

Ka dhe nga ata që janë mjaft të zhgënjyer nga drejtësia. “O zoti Balla, po kjo drejtësia jonë ku është? Të jesh i sigurt se para një viti të gjithë njerëzit besonin dhe mezi prisnin SPAK kurse tani nuk e besojmë më. Qytetarët kanë tërë ditën para syve “piraten e Karaibeve” ku dhe hiqet me duart e pastra. Kështu kam respekt për punën e bërë në qarkun tënd, por për drejtësinë është më mirë të mos flisni, se i acaroni më keq njerëzit”, tha një tjetër qytetar.