Ballina Aktualitet Radhë kilometrike në Kakavijë, vargu i makinave arrin deri në Jorgucat. Bllokimi...

Radhë kilometrike në Kakavijë, vargu i makinave arrin deri në Jorgucat. Bllokimi prej 25 kilometrash krijon kaos

29

Një situatë e pazakontë siç nuk ka ndodhur kurrë më parë paraqitet në Kakavijë.

Rradha e makinave që presin për të kaluar pikën kufitare ka shkuar deri në kthesën e fshatit Jorguçat.

Ky varg i gjatë makinash që vijon prej orësh ka shkuar deri në 25 kilometra, ndërsa me kalimin e minutave situata bëhet edhe më kaotike.

E gjithë kjo situatë është krijuar prej tamponëve të Covid 19 që u bëhen qytetarëve në pikën e Kakavijës, para se të kalojnë në shtetin fqinj.

Nga pala greke puna ka vijuar me hope, pasi ata kanë pretendime për fluksin e lartë që është krijuar.

Situata eshte keqesuar jo vetem per shkak te procedures se tamponit, por edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00.