Ballina Aktualitet Rama-Bashës: Sqaro dëshmitarët për akuzat për Kosovën, lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore,...

Rama-Bashës: Sqaro dëshmitarët për akuzat për Kosovën, lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar

18

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter i është drejtuar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha duke i kërkuar që të dalë dhe të flasë vetë në lidhje me akuzat për videon e Krushës.

Teksa i kujton se akuzat per Kosoven nuk ia ben ai si kryeminister por deshmitaret, Rama i ben thirrje Bashes qe te lere dokrrat me konspiracione, pasi eshte nje kundershtar i lehte!

Postimi i Ramës:

Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë!

Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!

Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon?

Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!