Ballina Aktualitet Rama bën deklaratën e papritur për Ramush Haradinajn: Pashë gardhin me dru...

Rama bën deklaratën e papritur për Ramush Haradinajn: Pashë gardhin me dru që mbante bebet…

28

Kryeministri Rama ka zgjedhur sot foltoren e Parlamentit për të folur rreth aktakuzave që i janë bërë Thaçit e Veselit, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij ai ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, ku ka kujtuar edhe një vizitë në shtëpinë e të atit të tij.

“Nuk e di në 20 vjet që të ketë dalë në Kosovë që të mos e ketë pasur të shtrirë dorën e bashkëpunimit për të lijuar një tjetër gjykatë për krimet e supozuara të luftës. Ramush Haradinaj la detyrën e kryeministrit në vitin 2005 për t’ju përgjigjur thirrjes për akuza për krime të tribunalit për krime dhe dy herë doli i pafajshëm. Dhe për herë të parë në historinë e tribunalit të Hagës ndodhi që një person i shpallur i pafajshëm të kthehet në rigjykim pas apelimit përkundër faktit se vite e vite me radhë prokuroria nuk gjeti mbështetje për akuzat.

Dhe kur Ramush Haradinaj…unë jam dëshmitar i një vizite në shtëpinë e të atit i cili i ka dhënë luftës më shumë djem seç janë krijuar pari politike dhe më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë ku e shoqja një nënë e re rriste fëmijët dhe në mes të shtëpisë ishte një nga ato rrathët me gardh druri për të mbajtur bebet që të mos lëviznin. Dhe nga ai imazh te ai i pritjes finale, kur s’doli asgjë, e kur Ramushi zbret nga avioni dhe ato bebet nga rrethi i drurit janë bërë marshallah në pritje… të kujt? Të një krimineli? Jo. Të një të pafajshmi, që 10 vjet i la rrugëve të drejtësisë, por i jetoi dhe vazhdon të jetojë nën hijen e një presekutimi.

Padyshim komandant në një nga zonat më të ashra të luftës në Dukagjin, ish kryeministër i zvarritur një dekadë për të dëshmuar se është pa lidhje me krimet, por thjeshtë ka udhëhequr një luftë, ka humbur njerëz në atë luftë. Ndërkohë, askush nuk merre asnjë përgjegjësi për gjithë këtë jetë të sakatuar. Askush, ok del i pafajshëm. Po si kështu? Dhe kjo vazhdon prap. Sikur të më thonin që mund të ndodhë prap, pas kësaj të djeshmes nuk çuditem”, u shpreh Rama.