Ballina Aktualitet Rama i bën thirrjen e hapur Bashës: “Mos u bëni faqezinj dhe...

Rama i bën thirrjen e hapur Bashës: “Mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë se…”!

10

Kryeministri Edi Rama ka shtruar këtë të mbrëmje darkën e iftarit me përfaqësues të komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e selive diplomatike në Shqipëri.

Por në këtë darkë karakteristike, Rama nuk ka lënë pa thumbuar kundërshtarët politik, të cilëve u ka drejtuar mesazhe duke cituar Kuranin.

“Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës, por thotë luftoni kundërshtarët, por pa dal nga shtegu i Zotit dhe mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë se Zoti nuk i do bukëshkalët. Lufto vetëm në shtegun e Zotit dhe përgjegjës je për vetën tënde dhe sjelljen tënde.

Dhe shtegu u Zotit për ata që s’besojnë është ai i arsyet. Zoti të ndihmon për këto që për shtegun e arsyes kërkon ndihmë dhe i ndriçon arsyen dhe kujtdo që i drejtohet pa i diktuar se çfarë duhet të besojë dhe kë duhet të besojë”, tha ai.

Kryeministri më tej ka thënë se darkën e Iftarit donte ta organizonte në ambiente të hapur, por ata që e ndihmuan në këtë event nuk e dëgjuan, pasi sipas tij iphoni tregonte se do binte shi.

Por Rama edhe në mbyllje të fjalës së tij, i ka lëshuar sërish mesazhe kundërshtarit politik, që të dëgjojë zërin e arsyes pasi sipas tij pushtetet ndërrohen.