22/05/2020

Rama i irrituar nga skenaret e studio SHQUP-it, ngrihet në këmbë dhe deklaron live: Para, mbrapa apo anash Teatrit Kombëtar

gjekmarkaj-basha.png

Kryeministri Edi Rama thotë se asnjë kullë nuk do të ndërtohet përreth perimetrit të Teatrit Kombëtar.Rama tha në emisionin “Real Story” se as para, pas apo anash truallit ku do të ndërtohet teatri i ri kombëtar nuk do të ndërtohet asnjë kullë.

“Në programin e parë është e vërtetë që ne aty kemi pasur ndërmend një rikonstruksion, po kaq e vërtetë është që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës të Francës kemi sjellë në Tiranë në atë kohë për të asistuar për programin e përgjithshëm shefin e kulturës atje, organizuan edhe një emision në Francë që merrej me rikonstruksione. Unë e kam pranuar këtë përpjekje për të mos iu imponuar atij programi dhe ata u kthyen dhe thanë nuk bëhet teatër ajo godinë, se nuk ka qënë kurrë. Historia është e shkruar. Shikojeni skenën pas sa është, është pafund, kjo godinë nuk ka asnjë lloj mundësie të reastaurohet për tu bërë e përdorshme”,- tha Rama.

Kryeministri më tej ngriti zërin, u ngrit në këmbë dhe përsëriti më shumë se disa herë që në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësisht se nuk pranoi të përgjigjej se c’do bëhej me truallin që mbetet bosh.

“Ca të them atë fjalën që thoshte Kadri Roshi? Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si tua shpjegoj? E kam thënë 100 herë? Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com