Ballina Aktualitet Rama i jep “Yllin e Mirënjohjes”, Tusk: Shqipëria meriton negociatat, tre fiksimet...

Rama i jep “Yllin e Mirënjohjes”, Tusk: Shqipëria meriton negociatat, tre fiksimet e BE-së që duhet të plotëso

27

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk. ‘Presidenti rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të referimit të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit në BE. Më vjen shumë mirë që pata mundësi ta falenderoj për gjithcka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të vecantë për mua dhe për ne, shpresoj edhe për të duke i akorduar yllin e madh të mirënjohjes dhe me atë rast duke ndarë disa momente të rëndësishme jo simbolikisht në historinë e përbashkët mes vendit të tij dhe vendit tonë.

Më vjen shumë mirë ta nënvizoj edhe qartësinë që Tusk është shprehur gjithnjë në raport me këtë proces dhe të cmoj përpjekjen e tij konstante si avokat i procesit të zgjedhimit të Shqipërisë në BE. Tuks është këtu për të dhënë një mesazh publik” tha Rama.
Por ja si përgjigjet Tusk:

“Sot ju më thatë se e meritoj këtë medalje për mbështetjen e dhënë, këtë yll të madh. Medalja më e madhe do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Në sajë të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, as në Tiranë dhe as në kryeqytetet e BE-së. Në qershor krerët e BE-së u angazhuan për një vendim të qartë me ju dhe Maqedoninë në Tetor. Po i afrohemi më shumë këtij momenti. BE-ja duhet të celë negociatat, si me Shqipërinë edhe me Maqedoninë. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimit është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të të ardhmes tonë, askush nuk po i bën askujt ndonjë nder” tha Tusk.