21/05/2020

Rama i përgjigjet Metës: Aleanca për Teatrin do të bëhet partia jote e re! Kërcënimet e tua, shfaqje e vjetër

rama-meta-640x360-1.jpg

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mbrëmjen e së enjtes se Aleanca për Teatrin do të kthehet në partinë e re politike të Ilir Metës.

Ai shtoi se e gjithë lëvizja që si shkak ka gjetur shembjen e Teatrit Kombëtar shumë shpejt do të shndërrohet në aksion poltik.

Duke komentuar deklaratat e Metës paralelisht në një studio tjetër, Rama pati edhe një koment.

Presidenti më herët u shpreh se mund ta shpërndajë jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë. Por sipas tij, i mbetet popullit ta zbatojë dekretin.

Por Rama ironizoi duke e cilësuar këtë si një shfaqje të Teatrit të vjetër.

“Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti.

Unë po ju them dy gjëra. Mbajeni mend këtu.

E para, do jemi këtu dhe unë po ju them që konflikti i Teatrit është një konflikt që është provokuar te disa ngjerëz për prishjen e godinës….

Do shikoni se ajo do bëhet partia politike e Presidentit shumë shpejt….

Unë po ju them që shumë shpejt që një lëvizje qytetare do transformohet në Parti… është e lidhur me gjithë këtë. Një karikaturë komike këtu do ndodhi. E sigurt.

Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun.

Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë.

Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma.

Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli.

Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura. Sot ambasada amerikane bëri një tëeet.

Do ta shikoni që procesi zgjedhor do të lidhet me dy faktorët; frika për zgjedhje dhe reforma në drejtësi”, tha Rama në Real Story.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com