Ballina Aktualitet Rama iu jep medalje 4 sipërmarrësve në Vermosh: Ngjan si një kartolinë...

Rama iu jep medalje 4 sipërmarrësve në Vermosh: Ngjan si një kartolinë e gjallë nga Zvicra, një mrekulli

28

ëtë fundjavë kryeministri Rama ishte në Vermosh, për të parë nga afër ndryshimet e kësaj zone.

Gjatë vizitë së tij atje, kreu i qeverisë vlerësoi 4 banorë të zonës me medaljen e posaçme të kryeministrit për transformimin e Vermoshit në një pikë turistike të Veriut.

Ai ka nderuar me medalje Nikë Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj, të cilët kanë realizuar vizionin e katër bujtinave alpine.

“Duken si kartolina të gjalla nga Zvicra”, shkruan kryeministri Rama.

“Jam i kënaqur nga ky investim. Nuk e besova që ishte reale. M’u duk sikur po bënin shaka. Të them të drejtën shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen që keni bërë një investim i cili është një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg.

Vizion për respektin e traditës për të kthyer një objekt të cilat janë bashkëkohore por mishërojnë traditën. E gjithë zona malore e Shqipërisë ku turizmi ka nisur të marrë frymë por do zhvillohet gjithmonë e më shumë.

Është një shembull kuptimplotë dhe për ne dhe qeverisjen vendore. Më vjen mirë që më jepet kjo mundësi që t’iu jap vlerësim. Këtu janë bërë dhe investime të tjera në kohët e fundit. Ju keni vendosur një gur të rëndësishëm themeli për një vizion tjetër.

Nuk ka asnjë ndryshim nga destinacionet më të famshme malore në Evropë. Për këtë arsye kam ardhur sot që të shoh këtë mrekulli dhe t’iu jap një simbol modest që është një medalje për merita të veçanta që e kemi dhënë vetëm njëherë për forcat e kërkim-shpëtimit që erdhën në Shqipëri menjëherë pas tragjedisë të 26 nëntorit të shkuar. E meritoni plotësisht dhe ju jam shumë mirënjohës që më dhatë këtë mundësi” tha Rama nga Vermoshi.