Ballina Aktualitet Rama keqardhje për deklaratat e mashtrueseve të opozitës: 143 shkolla të reja...

Rama keqardhje për deklaratat e mashtrueseve të opozitës: 143 shkolla të reja me standarde europiane gati brenda vitit 2021

32

Bashkia e Tiranës vazhdon punën për rikualifikimin e gjithë zonës së Kodër Kamzës, e cila po transformohet me asfaltimin e rrugëve të reja. Ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet në bllokun e banimit që kufizohet me disa nga rrugët “Kastriotët”, “Gramozi”, “E. Balshajve” dhe “Ramadan Citaku”, iu përgjigj edhe kauzave të opozitës joparlamnetare se pushteti vendor është inegzistent dhe në gjumë.

Duke folur në një lidhje live në rrjetet sociale, zoti Veliaj theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe, falë punës pa ndërprerje edhe gjatë muajve të verës, ndërsa shtoi se së shpejti Njësia 11 do të ketë një bllok banimi që do të jetë model. “Për shumë njerëz numri 13 është numër tersi, por për Kodër-Kamzën, numri 13 është numër fati, sepse janë 13 akse të cilat siç e shikoni po asfaltohen. Jemi në fazën ku po hidhet shtresa e parë, pastaj do të vazhdojmë me shtresën finale të asfaltit.

Kanë mbaruar trotuaret, ndriçimi LED. Me 13 akset, mund t’i themi Kodër-Kamzës, tani je në Tiranë”, deklaroi ai. Më tej kryebashkiaku Veliaj falënderoi banorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për realizimin e projektit, që për ta është një investim jete, pasi i shton vlerën gjithë zonës, ndërsa theksoi se rruga është pajisur me të gjitha kanalizimet e nevojshme, në mënyrë që të mos bëhet punë dy herë. “Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë, me PS apo me PD.

Në këtë rrugë do të kalojnë të gjithë, ky ndriçim do të na ndriçojë të gjithëve, këto trotuare do të na mbajnë të gjithëve. Më në fund, një zonë e zhuritur tani ka edhe rrjetin e ujit. Do të bëjmë investime një herë e mirë, që të mos jetë nevoja ta shqepim rrugën 100 herë, sa herë që vjen OSHEE ose ujësjellësi”, nënvizoi Veliaj. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në rindërtimin e shkollës 9-vjeçare, “Bedrie Bebeziqi” në Durrës.

“Shkolla 9- vjeçare “Bedrie Bebeziqi“ në Durrës, u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por në 26 nëntorin që po vjen do të rihapë dyert, e rilindur për nxënësit dhe mësuesit me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane. 143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, shkruan Rama.