Ballina Aktualitet Rama-Metës: Turp! I keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek...

Rama-Metës: Turp! I keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore

15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një postimi të Ilir Metës, në të cilën ai shprehej se sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps, për shkak të mungesës së një plani dhe strategjie për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend!

Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve”, shkruan Rama.

“Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19″, shkruante ndërkohë Meta në postimin e tij, që solli dhe reagimin e Ramës.