Ballina Aktualitet Rama për raportin e OSBE-ODIHR : Përpjekja për të ngritur furtunë...

Rama për raportin e OSBE-ODIHR : Përpjekja për të ngritur furtunë në gotë e kotë, zgjedhjet legjitime! Dialog për Refo

33

Raportin final të OSBE- ODIHR, kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si një konfirmim se zgjedhjet e 30 qershorit, të kontestuara nga opozita dhe presidenti Meta, janë legjitime, teksa ka shtrirë dorën për dialog për Reformën Zgjedhore. Në reagimin e tij, shefi i kabitetit qeveritar, u është përgjigjur edhe deklaratat politike që pasuan pas këtij raporti nga përfaqësues të opozitës.

Ai i quan ato, si përpjekje për të “ngritur një furtunë në gotë “, për të cilat thekson se nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa dëmtojnë vendi. Rama fton opozitën që të dialogojnë dhe bashkëpunojnë për Reformën Zgjedhore, sipas së cilit do t’u jepte zgjidhje edhe problematikave që janë evidentuar në raportin e OSBE të publikuar një ditë më parë. Më herët PD-ja, nëpërmjet sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, deklaroi se ky raport i vuri “vulën e zezë” zgjedhjeve të 30 qershorit dhe vërtetuan akuzat e opozitës, se zgjedhjet ishin antikushtetuese. “Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet! Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë”, shkruan Rama.