Ballina Aktualitet Rama prezanton projektin e madh: “Kemi folur për dekada të tëra, e...

Rama prezanton projektin e madh: “Kemi folur për dekada të tëra, e premtuar rëndom në çdo fushatë, ne jemi në kurorëz

19

Qeveria ka shpallur garën për projektin e detajuar për tunelin e Llogorasë.

Ministrja Balluku tha se Ttneli i Llogorasë, është ëndërr jo vetëm e qeverisë,por e çdo shqiptari. Do nisim një proces të një gare ndërkombëtare.

Tuneli do të jetë 6 km i gjatë. Akses i prekshëm nga të gjithë. Nga Dukati në urën e Palasës është 55 minuta, falë tunelit rruga do përshkohet për 7 minuta.

“Kemi folur për dekada të tëra, e premtuar rëndom në çdo fushatë. Është premtuar në çdo fushatë, ne jemi në kurorëzim. Janë kryer të gjitha analizat për parametrat e nevojshme të këtij projekti. Llogaraja është zonë strategjike për zhvillimin e ekonomisë”, tha Rama.

E them me shumë krenari që jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator i turizmit.

E kemi parë dhe përjetuar shumë herë në kontaktet tona me investitorët e huaj shumë të interesuar për të investuar në turizëm, se në fund biseda mbyllet me distancën mes vendit të investimit dhe aeroportit më të afërt, përtej faktit që aeroporti i afërt do të ndërtohet, ai i Vlorës, që një tjetër shumë herë i përfolur dhe ai do të ndërtohet, ai i Sarandës, kyçi mbetet Llogorja, pasi distanca zgjatet edhe si kohë dhe vështirësi me segmentin që e njohim të gjithë që gjarpëron për të kapërcyer malin.

Janë bërë analizat, për parametrat e nevojshëm që lidhen me fizibilitetin, janë ezauruar dhe rrugët e mundshme të realizimit me investime të huaja apo PPP dhe është rënë në fund në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të cohet në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit”– tha Rama.

Duke theksuar se shume projekte, investime te huaja, kane deshtuar per shkak te kesaj mungese dhe rrepires se rruges, Rama ka kujtuar gjyshin e tij.

“Në rrëpirën e Llogarasë gjyshi im fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave, por ajo është rrëpirë për shoferë që duhet të provojnë sa të gjatë e kanë jetën, jo për turistë që vijnë për tu qetësuar dhe ushqyer me energji pozitive veten dhe jetën e tyre”– tha ai.