Ballina Aktualitet Rama publikon pamjet nga rruga Kardhiq-Delvinë: Vitin e ardhshëm do të kemi...

Rama publikon pamjet nga rruga Kardhiq-Delvinë: Vitin e ardhshëm do të kemi një rrugë të stërpremtuar me dekada

21

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamjet nga punimet që po kryhen në një nga segmentet më të rëndësishme në jug të vendit, siç është rruga Kardhiq-Delvinë.

Punimet në këtë rrugë vijojnë me ritme të lartë dhe pritet që vitin e ardhshëm të bëhet realitet hapja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama shkruan:

“Vijon progresi në kantieret e Kardhiq – Delvinës, ku vitin e ardhshëm do të kemi më në fund një rrugë të stërpremtuar me dekada, e cila po bëhet realitet vetëm sot, sepse ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shprehet Rama.

Rruga Kardhiq-Delvinë do të ketë një rritje për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës.

Përfundimi i këtij aksi do të shkurtojë dhe distancën me rreth tre orë nga Tirana në Saradnë.

Më poshtë pamjet nga ecuria e punimeve.