Ballina Aktualitet Rama “thumbon” Voltana Ademin: Në Shkodër ka ngecur sharra në gozhdën e...

Rama “thumbon” Voltana Ademin: Në Shkodër ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton

19

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjithëve atyre që e akuzojnë se investojnë vetëm në jug dhe veriun e kanë lënën pas dore.

Nxënësit do kthehen në bangat e shkollës, Pampuri: Masat e Ministrisë së Arsimit amulli në letër, mungojnë kushtet e sigurisë

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ka publikuar pamje nga Ulza, e cila prej vitesh nuk kishte as rrugë për të shkuar.

Më tej Rama shprehet se në veri është investuar shumë, ndërsa bën një përjashtim për Shkodrën ku nuk është i kënaqur duke sulmuar kryebashkiaken Voltana Ademi të zgjedhur nga PD-ja.

“Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes.

Për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, Mirdita, etj., ku kemi investuar (do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton) dhe do të vazhdojmë të investojmë, edhe më shumë, sepse Shqipëria është “nji jug e veri” shkruan ai.