Ballina Aktualitet Ramush Haradinaj refuzon takimin me Ramën

Ramush Haradinaj refuzon takimin me Ramën

22

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Prishtinë.

Në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tregoi se nuk “do të kishte logjikë” të takohej me të, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u takue i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama. Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, tha ai.

Rama ngriti padi ndaj Haradinajt në janar të këtij viti për “shpifje”, në lidhje me deklarimet e tij mbi temën për shkëmbim të territoreve.