Ballina Aktualitet Raporti final për 30 Qershorin, OSBE: Zgjedhjet të vlefshme! Palët të ulen...

Raporti final për 30 Qershorin, OSBE: Zgjedhjet të vlefshme! Palët të ulen dhe të miratojnë Reformën Zgjedhore

27

“Misioni i OSBE-ODIHR vlerësoi se zgjedhjet në Shqipëri ishin në përputhje me angazhimet e OSBE-së, detyrimet e tjera ndërkombëtare dhe standardet për zgjedhjet demokratike”. Këto janë konkluzionet me të cilat raporti i OSBE-së vlerësoi si legjitime zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri. Raporti përfundimtar i botuar në Shqiptarja.com me 36 faqe bën një skaner të plotë të asaj që ndodhi në Shqipëri para dhe ditën e zgjedhjeve.

Raporti i misionit që kryesohej nga Glover në Shqipëri thotë se opozita nisi protestat kundër qeverisë që në muajin shkurt dhe bojkotoi pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. Raporti evidenton dhunën e ushtruar nga protestat e opozitës kundër institucioneve, qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve, por edhe mbylljen e disa qendrave si në rastin e Shkodrës. Raporti ka kritika të shumta për institucionet shqiptare, por thekson se zgjedhjet pavarësisht se opozita i bojkotoi ishin sipas angazhimeve të OSBE-së, detyrimeve të tjera ndërkombëtare dhe standardeve demokratike.