Ballina Aktualitet Reagon Braçe pas vendimit të CDU/CSU për negociatat: “Zarat në sulm!”!...

Reagon Braçe pas vendimit të CDU/CSU për negociatat: “Zarat në sulm!”! Deri dje thonin nuk hapen, ndërsa sot…

35

Zv.kryeministri, Erion Braçe sulmon kreun e PD Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI Petrit Vasili e demokratin Genc Pollo pas reagimeve të tyre për vendimin e CDU/CSU për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Përmes një postimi në Instagram, Braçe shkruan se Gjermania vendosi “pro”hapjes së negociatave me BE-në, ndërsa Basha, Vasili e Pollo që deri dje thonin se s’ka hapje negociatash, sot thonë ka por janë me kushte.

“GJERMANIA VENDOS:

PO NEGOCIATAVE TE #BE ME SHQIPERINE!

ZARAT ne sulm!

Deri dje: Ska PO nga Gjermania!

Tani, pas PO-se: Ka kushte!”, shkruan Zv.kryeministri Erion Braçe, ndërkohë që në postim bashkëngjit dhe foton e gazetarit Çim Peka dhe sipër shkruan “më I bukuri”.

Kujtojmë se partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani votuan ditën e sotme një dokument për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, por me 9 kushte që lidhen kryesisht me reformën në drejtësi, zgjedhjet dhe reformën zgjedhore.