Renditja aktuale / Shqipëria mposht 3-1 Kazakistanin, ja rezultati që e kualifikon ndaj Bjellorusisë… – Descript

18

Shqipëria ka shënuar një fitore të madhe mbrëmjen e sotme në “Air Albania” në kuadër të javës së pestë të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë mposhtur Kazakistanin me rezultat 3-1, duke rikthyer shpresat për vendin e parë në grup.

Skuadra e drejtuar nga Edy Reya e gjeti golin në minutën e 16-të me anë të Sokol Cikalleshit, i cili realizoi me kokë pas krosimit të Memushaj.

Shqipëria dyfishoi rezultatin në minutën e 23-të të ndeshjes me anë të mbrojtësit Ardian Ismajli.

Për mbrojtësin nga Kosova ky ishte goli i parë me fanellën kuqezi.

Ndërkohë, golin e fitores e shënoi Rey Manaj, me 11-metërsh të fituar nga Amir Abrashi.

Gjithsesi, tashmë i gjithë fati i grupit do të luhet në ”Air Albania’ Stadium më 18 nëntor në sfidën Shqipëri-Bjellorusi.

Bjellorusët vijnë me një avantazh pasi kanë kreun e grupit me 10 pikë dhe u mjafton një fitore ose dhe barazim për të siguruar kualifikimin.

Shqipëria nga ana tjetër luan vetëm për fitore pasi në të kundërt nuk kualifikohet më tej dhe humb shpresat për një biletë direkt për në fazën Play-Off.

(Descript.al)

The post Renditja aktuale / Shqipëria mposht 3-1 Kazakistanin, ja rezultati që e kualifikon ndaj Bjellorusisë… appeared first on Descript.