Ballina Aktualitet Rezultuan të infektuar me Covid-19, vëllezërit Budina shkaktojnë panik nëpër rrethe: Ditët...

Rezultuan të infektuar me Covid-19, vëllezërit Budina shkaktojnë panik nëpër rrethe: Ditët e fundit tur nëpër Shqipëri

41

Dy drejtuesit e protestave për teatrin Edmond dhe Robert Budina rezultojnë zyrtarisht që të jenë të infektuar me Covid-19.

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore për të ndaluar tubimet pasi ishin rrezik për përhapjen masive të koronavirusit, Aleanca për Teatrin bashkë me opozitën ndërmori protesta disa ditore në Tiranë, ndërsa nisi edhe aksionin për takimet nëpër rrethet e Shqipërisë.

Nuk dihet nëse ata u infektuan gjatë protestave dhe nëse ua kanë ngjitur virusin edhe personave të tjerë, por fakt është se Aleanca, ku drejtuesit kryesorë janë Edmond dhe Robert Budina ka pasur takime në shumë qytete të Shqipërisë të cilat kanë pësuar një rritje të ndejshme gtë numrit të të infektuarve.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, dy drejtuesit e protestës për teatrin që rezultojnë të infektuar me COVID, Edmond dhe Robert Budina kanë qenë në Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Lushnjë,Korçë, Elbasan, Berat, Sarandë, Pogradec,Librazhd, Fier, Vlorë.

Sakaq, situata me COVID-19 është e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 persona dhe ka humbur jetën një 69-vjeçar që ishte i shtruar në Spitalin Infektiv. Shpërndarja gjeografike rasteve të reja: 17 në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë infektuar 1838 dhe kanë humbur jetën 42 pacientë.