Ballina Aktualitet Ronaldon del sërish pozitiv edhe në ditën e 18 të karantinimit

Ronaldon del sërish pozitiv edhe në ditën e 18 të karantinimit

30

Edhe pse në karrierë ka arritur gjëra që të tjerët as që mund t’i mendojnë, lufta me COVID-19 po del të jetë një sfidë e pakalueshme për Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez ka 18 ditë që po qëndron në izolim, pasi më 13 tetor ishte testuar pozitiv. Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë, Ronaldo vazhdon të mbetet pozitiv në COVID-19, edhe pse është asimptomatik.

Por kur do ta shohim Ronaldon sërish në fushat e futbollit? Sipas rregullave italiane, njerëzit asimptomatikë, por pozitiv, përfundojnë izolimin e tyre pas 21 ditësh (pa rrezik për t’u infektuar).

Nga e marta, ai mund të stërvitet me grupin. Por, nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë UEFA. Nuk është e qartë nëse UEFA do të lejojë atë të luajë të mërkurën pa një test negativ.

Ronaldo,përveç se ka humbur ndeshjen e Championsit ku mungoi në ndeshjen që Juventus u mund nga Barcelona në shtëpi me rezultat 0-2, i ka munguar bardhezinjve edhe disa ndeshje në Serinë A, duke e lënë ekipin të zhytet në krizë rezultatesh.