Ballina Aktualitet Sali Berisha nuk largohet: Do kandidoj në krye të listës! Misioni im...

Sali Berisha nuk largohet: Do kandidoj në krye të listës! Misioni im nuk ka mbaruar

20

Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 25 prill. Ai ka konfirmuar se do të jetë i pari në listat e Partisë Demokratike si kandidat për deputet.

Berisha ka thënë se nuk do të tërhiqet nga beteja, ndërsa ka shtuar se karriera e tij politike ka përfunduar në 26 qershor 2013, por do të vazhdojë për arritjen e qëllimeve të PD.

I pyetur se pse nuk kandidon përballë Ramës në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.

“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”, ka thënë Berisha.