Ballina Aktualitet “Se për ju s’më rruhet!”! Aktori që s’ka luajtur kurrë Artur Zheji...

“Se për ju s’më rruhet!”! Aktori që s’ka luajtur kurrë Artur Zheji u jep mend aktorëve pa diplomë: Ku gabuan g

30

Artur Zheji e ka quajtur të gabuar daljen e kolëgëve të tij në debatin me kryeministrin Edi Rama. Në një editorial me titull: “Ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet”, Zheji ka shkruar se gazetarët ishin gabim që në rrënjë.

Analisti shprehet se pyetjet shpesh herë tingëllonin si qesharake:

“E dëgjova me pështjellim rraskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të eksituar për mrekulli mendërisht.

Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjyer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet!

Të marrësh seriozisht një debat publik të tillë, do të thotë ti japësh mundësi Km-së, që përmes vetëviktimizimit, të bëjë sikur pastrohet, nga mëkati zymtak i shkatërrimit të Teatrit. Pyetjet shpesh plot dhimbje, të sinqerta dhe serioze, tingëllojnë qesharake, ndaj një personi rrahës dhe dhunues, që tallet me të rrahurin në panel.

Pavarsisht sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhiut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një “sindrome të Stokholmit”, e pra dashuria e të kidnapuarit për kidnapuesin, vetëm sa e relativizuan deri në dhimbje, krimin urbanistik të 17 Majit, urdhëruar nga Km-ja”.