Ballina Aktualitet Sekretari i Shtetit të Gjermanisë Christian Lange takon Ruçin: Bundestag për një...

Sekretari i Shtetit të Gjermanisë Christian Lange takon Ruçin: Bundestag për një “PO” për Shqipërinë në BE

27

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë Christian Lange.
Gjatë fjalës së tij Lange pohoi se në Bunderstagun gjerman po lobohet për një ‘Po’ për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Mes të tjerash sekretari i shtetit gjerman pohoi se ishte i impresionuar nga reforma në drejtësi, ndërsa shtoi se suksesi konfirmohet edhe nga ndërkombëtarët.

“Lobojmë në Bundestag për PO Shqipërisë. Jam i impresionuar nga reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët konfirmojnë suksesin e reformave”, tha Christian Lange. Kujtojmë se më 18 tetor KE do të japë vendimin për vendin tonë, nëse do të çelen apo jo negociatat për anëtarësimin në BE.