Ballina Sport Sevilla kampione e përjetshme e Europa League, mund 3-2 Interin dhe fiton...

Sevilla kampione e përjetshme e Europa League, mund 3-2 Interin dhe fiton trofeun për të gjashtën herë në histori (VIDEO)

22

Finalja e Europa League ka dhuruar në Këln emocione, gola dhe spektakël, por në fund trofeu shkoi tek Sevilla. Spanjollët shfrytëzuan eksperiencën dhe pjesëmarrjen disa vjeçare tashmë në këtë kompeticion për të fituar ndaj Interit.

Sevilla mund 3-2 Interin dhe fiton Europa League. Andaluzianët janë kampionët e përjetshëm të këtij kompeticioni të cilin e fitojnë për herë të gjashtë po aq herë sa kanë shkuar në finale ndërsa zhgënjen Interi i Contes.

Zikaltërit morën shumë shpejt avantazhin me golin e Lukakut me penallti, por spanjollët e përmbysën me dy gola të sulmuesit De Jong. Gjithsesi, Interi barazoi menjëherë me Godin. Momenti që vendosi fatin e finales ishte në pjesën e dytë kur Diego Carlos me rroveshatë i ndihmuar edhe nga një devijim i Lukakut shënoi golin e fitores.

Festë e madhe për Sevillan që konfirmohet eksperte e Europa League dhe triumfoi edhe në Këln ndërsa për Interin zhgënjim i madh pasi ky sezon mbyllet pa asnjë trofe.