Ballina Bota Shansi i fundit i New York për t’i shpëtuar valës së dytë...

Shansi i fundit i New York për t’i shpëtuar valës së dytë të COVID-19

16

Qyteti i New York-ut në SHBA po përjeton valën e dytë të COVID-19 dhe autoritetet po përpiqen që të shmangim katastrofën. Bashkia e New York që drejtohet nga Bill de Basio ka paralajmëruar qytetarët për katastrofën që mund të ndodh dhe ka marrë disa masa shtrënguese.

Prej së premtes i gjithë qyteti do të jetë në karantinë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit. Baret, restorantet, palestrat dhe lëvizja do të ndalohen pas orës 22:00 dhe njerëzit gjatë ditës mund të takohen në grupe të vogla deri në 10 veta, pasi nuk lejohet grumbullimi i më shumë personave.

Nga ana tjetër ekspertët paralajmërojnë spitalet në të gjithë vendin se shumë shpejt mund të mbingarkohen. Po ashtu po mendohet një bllokim i plotë 4 deri në 6 javë, si përpjekja e fundit për të frenuar valën e dytë.

Një ekspert i bëri thirrje qeverisë që të marrë para hua, për të paguar humbjet e qytetarëve nga karantinë, duke legjitimuar mundësinë e një mbyllje të dytë.

Ndërkohë jo vetëm New York, por e gjithë SHBA-ja po përballet me shifra rekord të rasteve ditore. Të mërkurën në të gjithë spitalet amerikane ishin më shumë se 65,368 qytetarë që po kuroheshin dhe në 24 orë u konfirmuar dhe 144,270 raste të reja.