Shënohen 3 gola në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi – Descript

15

Tre gola janë shënuar deri më tani në përballjen Shqipëri-Bjellorusi.p

Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 19 me anë të sulmuesit Sokol Cikalleshi.

Shtatëlarti kavajas realizoi falë një goditje të bukur me kokë brenda zonës.

Ndërkohë, Ka qenë sërish Sokol Cikalleshi, i cili nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar rezultatin.

11-metërshi u fitua nga Rej Manaj, por këtë herë nuk ishte ai gjuajtësi, siç ndodhi pak ditë më parë ndaj Kazakistanit.

Por, Bjellorusia nuk është dorëzuar duke ngushtuar distancat në 2-1 në minitën e 35 të lojës.

Nëse Kombëtarja arrin të dalë me 3 pikë nga kjo ndeshje, merr kreun e grupit dhe do t’i shihte ata të promovoheshin nga Liga C në Ligën B.

The post Shënohen 3 gola në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi appeared first on Descript.