Ballina Aktualitet “Shkëlzen Berisha fiton gjyqin në SHBA”, si përdoret PD në mënyrë qesharake...

“Shkëlzen Berisha fiton gjyqin në SHBA”, si përdoret PD në mënyrë qesharake për hallet e Berishëve

17

Shkëlzen Berisha ka humbur gjyqin sin ë Shkallën e Parë, ashtu edhe në Apel, në SHBA, ku kishte paditur gazetarin Gut Lawson, se kishte gënjyar për përfshirjen e tij në aferën e Gërdecit.

Drejtësia amerikane ka vendosur se faktet e gazetarit Lawson, të cilat janë botuar edhe në një libër dhe janë bërë edhe film në Hollivud, janë të pakundërshtueshme.

Por, gallata është së në Shqipëri, pagatorët e Shkëlzen Berishës, dje e uronin këtë të fundit, për “fitoren”.

Ata mund të justifikohen, se ashtu e kanë hallin, por halli i Shkëlzen Berishës ka bërë qesharake edhe Partinë Demokratike.

Organi zyrtar i saj, “Rilindja Demokratike”, ka publikuar reagimin e Shkëlzenit, me titullin: “Shkëlzen Berisha fiton gjyqin në SHBA, Diveroli e pranon: Gënjeva”.

Ndoshta në PD duhet ta kuptojnë, se jo domosdoshmërisht fati i familjes Berisha, duhet të lidhet me fatin e kësaj partie.

Se ndryshe, keq e më keq do shkojnë!

(TemA)