Ballina Aktualitet “Shpëtuan falë ndërhyrjes së tyre në kohë”, Edi Rama publikon pamjet

“Shpëtuan falë ndërhyrjes së tyre në kohë”, Edi Rama publikon pamjet

31

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksioni i anijes shqiptare Oriku në detin Egje e cila shpëtoi 140 emigrantë brenda tre ditëve. Përmes një postim në Facebook Rama shkruan se nga viti 2016 kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, forcat tona detare kanë shpëtuar mbi 2 mijë persona të cilët kanë rrezikuar jetën.

Rama shkruan:

Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.